Shpërthen bombola e gazit në një banesë në Patos, plagoset çifti i bashkëshortëve dhe vajza e tyre

Shpërthen bombola e gazit në Patos, ndërsa raportohet për tre të plagosur.

Mësohet se bombola ka shpërthyer në një banesë në Grizë Lënginas ndërsa të plagosurit janë shoqëruar për në spitalin e Fierit. Gazetari Ervis Kuçi raporton për se bëhet fjalë për shtetasit Fatmir Saliaj dhe Ylvie Saliaj, dhe vajza e tyre Daniela Shpërdheja.

NJOFTIMI I POLICISE
Rreth orës 09:15, dyshohet se për shkak të rrjedhjes së gazit nga një bombul gatimi, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. S., 69 vjeç, në lagjen “Grizë”, Patos.

Si pasojë, ka pësuar djegie trupore shtetasi F. S., shtetasja Y. S., 67 vjeçe dhe shtetasja D. Sh, 40 vjeçe, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×