Partizani u rikthye te suksesi në kampionat pas 3 vitesh. Të kuqtë ia dolën të fitojnë Superligën në një edicion të vështirë, duke lënë mbrapa Tiranën. Ekipi i Colellas mundi 2-0 Teutën në sfidën e fundit dhe kurorëzohet kampione, edhe pse bardheblutë kanë të njëjtën kuotë pikësh (67, Partizani ka në favor ndeshjet direkte).
Pas fitimit të titullit, nuk mungoi një koment nga Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama.
“Jam shumë i gëzuar kur shoh lojtarët që shpërblehen për punën e tyre. Ky kampionat ishte shumë rivalizues dhe i bukur. Duhet të përmirësohemi nga ndeshja në ndeshje, jam shumë falënderues për tifozët dhe presidentin. Planet e Partizanit? Për momentin, duhet vetëm të festojmë titullin dhe të pushojmë pak. Të fitosh titullin është bukur, për ta mbrojtur është më e vështirë. E kisha pak me merak se kush ndërtonte stadiumin në vitin e parë nuk ishte mirë, por ne e thyem tabun, e ndërtuam stadiumin dhe direkt sollëm titullin”. – tha ai.
()