Titulli dhe Champions, Partizani nxiton për rinovimin e dy yjeve të skuadrës

Klubi i Partizanit ka festuar sot titullin kampion të 17 në historinë e klubit. Një arritje e shkëlqyer pas një kampionati të lodhshëm, që kthen të kuqtë në Ligën e Kampioneve. Dhe ky është hapi i parë drejt objektivit që ka klubi, atë të krijimit të një cikli të pandalshëm fitues.

Gjithçka fillon duke siguruar me kontrata lojtarët më cilësorë të skuadrës. Vetë drejtori sportiv, Elton Marini, bëri të ditur se ka gati akordin me dy prej protagonistëve kryesorë të këtij titulli kampion.

“Kei gjithçka gati dhe kemi rinovuar me Hadrojn dhe Rrapajn, së shpejti bëjmë zyrtarizimet e marrëveshjeve”, tha Martini për “Oversport” gjatë festës së titullit kampion. Ai kështu la të kuptohet se si mbrojtësi, ashtu edhe mesfushori, do të vazhdonin të ishin pjesë e të kuqve edhe në sezonin e ardhshëm, ndonëse ofertat për ta nuk kanë munguar. PanoramaSport

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×