Superliga shqiptare luan sot javën e fundit. Partizani dhe Tirana kërkojnë titullin kampion (74 pikë të dyja), teksa premtojnë se do garojnë me njëra tjetrën në distancë deri në sekondën e fundit.
Të kuqve u mjafton fitorja ndaj Teutës për të hapur shampanjën e titullit, ndërsa bardheblutë janë të dënuar të triumfojnë ndaj Erzenit, për të shpresuar te ndonjë gabim i skuadrës së Colellas. Gjithashtu, për t’u përcaktuar është edhe mbijetesa.
Live:
Bylis 1-1 Vllaznia
Egnatia 0-0 Kukësi
Partizani 1-0 Teuta
Erzeni 1-1 Tirana
Laçi 1-0 Kastrioti
()