VIDEO/ Festa e çuditshme e tifozëve të Partizanit, futen në fushë për golin dhe zihen me futbollistët e tyre

Goli i Arinaldo Rrapajt në minutat e fundit të pjesës së parë të ndeshjes mes Partizanit dhe Teutës, ka bërë që në stadiumin “Arena e Demave” të shpërthente festa pasi fitorja shtynte të kuqtë drejt titullit kampion.

Por kjo festë goli soli disa skena paksa të çuditshme, jo vetëm për faktin se ultrasit e Partizanit pushtuan pa u shqetësuar fushën duke festuar me lojtarët e tyre, por edhe se u përplasën pikërisht me futbollistët e ekipit kryeqytetas.

Pasi gjyqtari bëri shenjë që skuadrat të ktheheshin në pozicione për rifillimin e lojës, lojtarrët e Partizanit nxitën tifozët që të ktheheshin në tribunë. Por një gjë e tillë duket nuk u pëlqeu disa prej ultrasve, të cilët nuk ngurruan të përplaseshin me Mba apo Maget, në disa çaste kaosi që u qetësuan vetëm nga ndërhyrja e stjuardëve.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×