Zyrtarizimi shumë shpejt, Real Madrid ndahet me sulmuesin pas shtatë vitesh

Marco Asensio do të largohet nga Real Madridi, tashmë nuk ka më dyshime. Anësori ofensiv, raporton Marca, ka marrë vendimin që nesër të përshëndes publikisht klubin dhe tifozët e tij me një deklaratë zyrtare në kanalet e rrjeteve sociale, me siguri në një video ku do të ri-tregojë emocionet për shtatë sezonet që kaloi me fanellën e Los Blancos.

Lojtari nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, por Aston Villa e Unai Emery duket skuadra më e interesuar për momentin. Marco Asensio u transferua në Madrid në vitin 2015, pas eksperiencave te Mallorca dhe Aston Villa.

Futbollisti i lindur në Palma de Mallorca është në përfundim të kontratës së tij me galaktikët dhe nuk është në planet e klubit.  Asensio ka luajtur mbi 30 ndeshje çdo vit në 3 sezonet e fundit.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×