FOTO/ Revolucion i Pochettino-s, 15 lojtarë nxirren në shitje, a shpëton Broja?

Në shtëpinë e Chelsea-t po përgatiten për një revolucion në shkallë të gjerë. Sipas Daily Mail: Pochettino ka përpiluar një “listë të zezë”, jo pak por 15 lojtarë pritet të largohen nga Londra. Drejtuesit e ri të klubit investuan afro 600 milionë euro gjatë sezonit që sapo u mbyll, por dështuan në mënyrë spektaklare duke mos siguruar asnjë biletë për në Evropë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Gjithnjë sipas të përditshmes angleze, Joao Felix do të jetë i larguari i parë, lajm ky i konfirmuar edhe në Spanjë. Jo vetëm Joao Felix, me “valixhe në duar” janë edhe Pierre-Emerick Aubameyang, Hakim Ziyech, Christian Pulisic, Edouard Mendy e Callum Hudson-Odoi. Mund të largohen edhe César Azpilicueta, Marko Kovacic, Conor Gallagher, Trevoh Chalobah, Loftus-Cheek dhe N’Golo Kante. Në këtë listë të publikuar nga Daily Mail nuk është i përfshirë Armando Broja, të paktën jo për momentin.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×