Samiti në Sllovaki/ Rama takohet me Macron, në fokus të bisedimeve marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në

Kryeministri Edi Rama në konferencën globale të sigurisë Globsec zhvilluar ditën e sotme në Bratislavë është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Rama shkruan se në këtë takim u diskutuan tema që kanë lidhje me konfliktin në Ukrainë, por edhe marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në si edhe nevoja për një qasje të re politike-ekonomike.

REAGIMI:

Bratislavë, Sllovaki – Me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron, në një takim shumë miqësor, ku u prekën me thellësi temat e rajonit tonë në sfondin e konfliktit në Ukrainë, marrëdhënia e Ballkanit Perëndimor me BE-në dhe nevoja për një qasje të re politiko-ekonomike, si edhe marrëdhëniet bilaterale Francë-Shqipëri

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×