Tottenham luan me “zjarrin”, i vendos një çmim të “frikshëm” Harry Kane

Një ditë më parë, mediat britanike i bënë jehonë deklaratës së presidentit të Tottenham i cili vendosi veton në lidhje me të ardhmen e Harry Kane.“Bomberi” anglez mund të largohet nga “gjelat”, por vetëm jashtë Premier League. Gjatë këtij sezoni, Harry Kane u përfol për një transferim të mundshëm te Man.United, por kjo është e pamundur.

Harry Kane
Harry Kane

Në kushte të tilla, Kane nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të vlerësojë ofertat që vijnë jashtë ishullit. Të vetëdijshëm për interesimin e klubeve si Real Madrid, Bayern Munich apo PSG, drejtuesit e Tottenham i kanë vendosur çmimin sulmuesit. Sipas mediave angleze, çdo skuadër që kërkon shërbimet e Harry Kane duhet të paguaj 115 milionë euro, një shifër e lartë duke iu referuar faktit që Kane është futur në vitin që i përfundon kontrata.

Harry Kane
Harry Kane

Kjo është hera e dytë që drejtuesit rrezikojnë që ta humbasin Kane falas në fund të sezonit të ri, kontrata aktuale i përfundon në qershor 2024.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×