Zyrtare, mbrojtësi rinovon me Manchester United

Diogo Dalot ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Manchester United. Rinovimi i futbollistit është bërë publik nga klubi, me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Anglezët nënshkruan me mbrojtësin e djathtë nga Porto për 19 milionë funte në vitin 2018 dhe ai ka luajtur 107 sfida për “Djajtë e kuq”, duke shënuar tre gola.

Pas rinovimit, Dalot u shpreh i lumtur: “Të luash për Manchester United është nder. Ne kemi ndarë disa momente fantastike gjatë pesë viteve të fundit, dhe unë jam rritur aq shumë dhe pasioni im për këtë klub të jashtëzakonshëm vetëm është rritur që nga dita që erdha këtu”.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×