Aksidenti i rëndë në Ksamil/ Motori me dy persona i shkon përballë makinës, drejtuesi mbetet mbi kofano, shpëton tjetri. Shihni momentin e përplasjes

Këto janë pamjet e një aksidenti të rëndë të ndodhur dje në Ksamil, ku dy persona që udhëtonin me motor u përplasën më një makinë “kokë më kokë”.

Siç shihet nga pamjet, pasagjeri i motorit çohet menjëherë në këmbë, ndërsa drejtuesi mbetet mbi kofanon e makinës.

Dëshmitarë të ngjarjes thonë për News24 se i riu ka qëndruar rreth 1 orë e 20 minuta në vendin e ngjarjes teksa luftonte me jetën, pasi ambulanca nuk po vinte.

Sipas tyre ambulanca mbërriti vetëm pas 1 ore e 20 minutash dhe ishte pa doktor, por me një kursante. I riu ka marrë dëmtime të shumta dhe ndodhet në spital prej ditës së djeshme.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×