Më urdhër të SPAK, ditën e sotme janë vënë në pranga sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro, si dhe Laura Shteto, Specialiste te “Bashkëqeverisja”.
Nga informacionet e para të siguruara për nga gazetari Igli Çelmeta, mësohet se dy zyrtaret akuzohen për korrupsion.
Lidhur me këto arrestime reagoi pak më parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.