Kapet në një plantacion droge dhe tentoi të arratisej, arrestohet i riu shqiptar në Spanjë

Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar në Spanjë, pasi është kapur në një plantacion marijuanë në Katalonja.

Mediat spanjolle shkruajnë se gjatë operacionit policor për ndalimin e kultivimit të lëndëve narkotike, i riu shqiptar tentoi të arratisej. Sakaq mësohet se ka pasur dhe armë me vete. Ai akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe kultivim të lëndëve narkotike.

Aktualisht ndodhet në burgun e qytetit, ku pritet të merret vendimi nga drejtësia spanjolle.

Së bashku me shqiptarin është arrestuar dhe një shtetas i huaj, i cili punonte në plantacionin e marijuanës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×