Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu, aktorët ndërkombëtarë të shqetësuar, kërkojnë dokumentacionet përkatëse

Lirimi i Saimir Tahirit nga burgu është pritur me shqetësim nga ndërkombëtarët.

Burime për bëjnë me dije se aktorët ndërkombëtarë po ndjekin me shqetësim procesin dhe po kërkojnë të njihen me dokumentacionet përkatëse.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri do të vijojë dënimin e mbetur në shtëpi.

Shkak për vendimin u bë një raport i mjekësisë ligjore që shkruante se bashkëshortja e ka të pamundur për shkak të gjendjes shëndetësore dhe se ish-zyrtari i lartë do të kujdeset për dy fëmijët e mitur.

Kështu Saimir Tahiri rifiton lirinë pas gati 16 muajsh në qeli. Dënimin e mbetur do ta kalojë në shtëpi dhe sipas vendimit të Gjykatës, mund të lëvizë nga banesa vetëm “për plotësimin e nevojave të domosdoshme familjare kur Shërbimi i provës është dakord”.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×