“Rama puth Melonin, por nuk rrit pensionet”, Basha: Gara mes politikanëve është ajo për klikime. Sillen si aktorë Hollywood-i, por…

Ish-kreu i PD Lulzim Basha ka vijuar sot turin e takimeve me të rinjtë në zonën e Dajtit.

Mes të tjerash Basha foli në lidhje me videon e bërë virale ditën e djeshme në rrjet, ky kryeministri Edi Rama puth në faqe Giorgia Melonin në samitin e mbajtur në Moldavi.

Ai u shpreh se politikanët po sillen si yje Hollywood-i dhe në vend që të konkurrojnë për punët e kryera, konkurrojnë për popullaritet dhe klikime në rrjetet sociale.

“Puthi Melonin por nuk rriti pensionet. Nuk jemi kundër që kryeministri Shqipërisë dhe Meloni të kenë miqësi, por çfarë fiton populli. Politikanët janë yje Holliwood-i që të sillen si të tillë. Gara sot në rrjetet sociale nuk është kush bën më shumë punë por kush është më popullori. Proukupimi kryesor janë klikimet, mblidhet qeveria thotë duhen shtuar klikimet”, tha ai.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×