U arrestua për korrupsion, Rama për Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Shëndetësisë: E tmerrshme të bihet në një nivel të tillë!

News24 ka raportuar se sapo është arrestuar Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro, për korrupsion.

Mbi ngjarjen reagoi pak më parë edhe kryeministri Edi Rama, i cili në turin e tij të falënderimeve në Tiranë, u shpreh se është e tmerrshme mungesa e sensit të etikës dhe të bihet në këtë nivel.

“Pak më parë dëgjova një lajm.

Një sekretare e përgjithshme që kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë. Ana e pëlqyeshme e medaljes është që kapet një zyrtar që nuk është i denjë që të qëndroje në zyrë shteti. Uroj që të ketë më shumë të tilla, por nuk uroj që sa më shumë njerëz të bëjnë gjëra të tilla.
Mungesa e sensit të patriotizmit, detyrës, etikës, në pikën që në një detyrë të rëndësishme të biesh në këtë nivel, është e tmerrshëm”, tha Rama.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×