U arrestua nga SPAK, sekretarja e Ministrisë së Shëndetësisë u gjobit nga KQZ për shpërndarjen e sloganeve të PS-së

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro është arrestuar dje me urdhër të SPAK, teksa bashkë me të edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë, Laureta Sheto ka përfunduar në poranga.

Zyrtarja e Shëndetësisë, Duro është gjobitur nga kryekomisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi gjatë fushatës zgjedhore pasi kishte shkelur kodin zgjedhor, duke përdorur faqen zyrtare të institucionit në Facebook duke shpërndarë slogane politike të Partisë Socialiste.

Dy zyrtaret akuzohen për korrupsion dhe ryshfet, teksa mësohet se kanë qenë në përgjim dhe janë arrestuar në flagrancë mbrëmjen e së premtes.

Sipas informacioneve jo zyrtare nga prokuroria, dy të arrestuarat dyshohet se kanë abuzuar me një tender me vlerë 2 milionë lekë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×