Ankimimet e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, KAS rrëzon “Kamzën”, pritet sot vendimi për Elbasanin

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve në KQZ pritet të japë sot vendimin për bashkinë e Elbasanit. Paraditen e sotme KAS i ka dhënë fund shqyrtimit të kërkesës ankimore të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës.

Gazetari Ergys Gjençaj raportoi për “” se KAS vendosi të rrëzojë kërkesën e koalicionit Bashkë Fitojmë për Kamzën.

Në këto momente KAS vijon shqyrtimin e kërkesës ankimore për garën elektorale në bashkinë e Elbasanit.
“Edhe në këtë bashki koalicioni kërkon shpalljen e pavlefshme dhe përsëritjen e zgjedhjeve për mosfunksionimin e pajisjeve të votimit dhe numërimit elektronik.

Kjo është dita e fundit e shqyrtimit dhe pritet dhe vendimmarrja për kërkesë ankimore.
Ndërkohë koalicioni “BF” ka deklaruar se vendimmarrjen e KAS për bashkinë e Kamzës, do ta ankimojë në Kolegjin Zgjedhor.
Pritet që deri në mesditë të kemi një vendimmarrje nga KAS dhe për Elbasanin”, raportoi Gjençaj.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×