Debat në studion e “Open”/ Sula: Pusho mor dreq! Koduzi i kthehet deputetit të PD: Ça ke mor Dash, pse bën si nevrik kot?!

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula dhe anëtari i Kryesisë së PD-së Gazment Koduzi janë përfshirë në një debat në studion e emisionit “Open” në News24 gjatë diskutimit për tensionet mes demokratëve.

Teksa Koduzi po shprehej se nuk do ketë riantërësim në procesin zgjedhor në PD, Sula iu kthye duke thënë “pusho mor dreq”.

Anëtari i Kryesisë i është kthyer menjëherë duke i thënë “mos bëj si nevrik kot se nuk kam mbaruar”.

Sakaq, biseda ka vijuar me tone të larta mes dy demokratëve që janë përfshirë në debat për ndarjen tjetër të krijuar brenda Partisë Demokratike në lidhje me propozimet për procesin zgjedhor në parti.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×