VIDEO/ “Turp t’ju vijë! Na keni torturuar”, ja momenti kur militantët shajnë dhe kërcënojnë deputetët e PD

Pamjet që shihni tregojnë sherrin mes demokratëve pasi një grup deputetësh braktisën mbledhjen e Kryesisë, që do të diskutonte për kryetarin e ri të PD-së.

Në videon e siguruar për nga gazetari Osman Stafa dëgjohet teksa demokratët debatojnë, ndërsa bëhet fjalë për mbështetës të Bashës, që janë kundër deputetëve që u shprehën kundër zgjedhjeve për kryetar më 29 korrik.

“Po na torturoni. T’ju vijë turp për këtë gjë. Turp t’ju vijë. Po na shkrini. Rrini vetë si mbretër. Turp të vijë. Po ik or ti! Kaq po të them”, dëgjohet nga sherri mes demokratëve në orët e vona të natës, ku nuk munguan as kërcënimet. Ndërkohë, disa prej tyre i drejtohen dhe deputetit Saimir Koreshi. Shihni videon.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×