Befasuese, lojtari belg mendon tërheqjen nga futbolli i luajtur

Lajme sensacionale  vijnë nga Spanja për Eden Hazard. Belgu, i cili u largua nga Real Madridi një vit para skadimit kontratës së tij, me sa duket po mendon që të largohet nga futbolli i luajtur në moshën 32-vjeçare.

Vetëm 76 paraqitje në katër vjet për lojtarin, për të të cilin Real Madridi  pagoi 100 milionë euro për ta rrëmbyer nga Chelsea në 2019. Dëmtimet dhe gjendja jo e mirë fizike kushtëzuan shumë përformancat e tij.

Eden Hazard ka luajtur mbi 126 ndeshje me përfaqësuesen e Belgjikës, ku ia ka dalë të shënojë mbi 33 gola. Ai ka mbajtur veshur fanellën e moshave të U15, U16, U17 dhe U19.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×