EMRI/ Në kërkim ndërkombëtar për kultivim droge, 27-vjeçari arrestohet në Itali 27-vjeçari, ekstradohet drejt Shqipërisë

Një i ri shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për kultivimin e 1720 bimëve narkotike, në Tepelenë, është arrestuar në Itali dhe ekstraduar më pas drejt Shqipërisë.

27-vjeçari, Aldo Halili, i dënuar me 6 vjet burgim u kap në sajë të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët italianë, të cilët lokalizuan të riun.

Ky shtetas është arrestuar nga autoritetet policore në Itali, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër e ka dënuar atë, me 6 vjet burgim, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”.

Halili ka kultivuar 1720 bimë narkotike, në Tepelenë, në vitin 2016, ndërsa pas ekstradimit iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×