“Mungesë respekti”, Ancelotti godet Cardinale-n: I destinuar të dështojë

Shkarkimi i Paulo Maldinit nga Milani dhe komunikata e thatë e klubit ka bërë zhgënjyer miliona tifozë kuqezi në të gjithë botën, mes tyre edhe trajnerin Carlo Ancelotti:

“Unë në Madrid kam mësuar se historia e një klubi duhet respektuar gjithnjë. Për të ndërtuar një ekip në nivele të larta duke ruajtur memoria, e kaluara e klubit. Ajo që ndodhi me Maldinin tregon qartë mungesën e një kulture sportive, mungesën e respektit ndaj traditës milaniste. Është e vërtetë që me historinë nuk fitohet, por historia të mëson se si të fitosh”, u shpreh Ancelotti nuk shigjetuar më pas Cardinale:

Cardinale E Maldini 2 2
Cardinale E Maldini 2 2

“Klubet që mendojnë të bëjnë biznes larg shpirtit sportiv janë të destinuara të dështojnë”, theksoi tekniku italian duke u ndalur më pas tek e ardhmja e tij: “Jam mirë në Madrid, kam një raport të shkëlqyer me Florentino Perez, jeta këtu është magjike. Është e vështirë të gjesh diçka më të mirë se Reali. Në fund edhe një koment për Vinicius dhe racizmin:

Ancelotti
Ancelotti

“Nuk mund ta pranojë këtë klimë urrejtje, për shkak të ngjyrës, fesë apo etnisë së një lojtari. Në katër vite që kam kaluar në Angli nuk kam dëgjuar kurrë fyerje të tilla, vërshëllima po, edhe korre, por kurrë sulme personale. Urrejtja duhet luftuar”, u shpreh Carlo Ancelotti.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×