“Qumështi pluhur ka falimentuar fermerin shqiptar”, Noka në Kuvend: Ne po hamë atë që as bagëtitë e Serbisë nuk e hanë!

Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Flamur Noka akuzoi qeverinë se nuk ka mbështetur fermerin shqiptar.

Gjatë fjalës së tij ai mbështeti qëndrimin e deputetit Erion Braçe, për fermerët e Lushnjes se janë lënë pas dore.

Gjithashtu theksoi se gjendja është shumë problematike. Më tej Flamur Noka u shpreh: “Në Shqipëri gjëja e gjallë po shfaroset. Në Elbasan vaji i ullirit kishte bllokuar edhe banesat sepse nuk kishin ku ta çonin. Qumështi pluhur që vjen këtu e ka falimentuar fermerin shqiptar. E tha edhe kolegu Braçe, në Lushnje fermerët nuk kanë mbështetje. Ne hamë atë që nuk hanë as bagëtitë e Serbisë, se hanë, po e hamë ne këtu,. Deri ën fund të mandatit tuja nuk do të gjeni as 100 kokë lopë në Shqipëri”, ka thënë Flamur Noka.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×