Aksident në Devoll, “Benz-i” përplaset me motorin, plagoset 25-vjeçari

Një aksident është raportuar në unazën e Bilishtit. Bëhet me dije se automjeti tip ‘Benz’ me drejtues 29-vjeçarin E.Sh., është përplasur me motomjetin tip “Dayang” që drejtohej nga 25-vjeçari R.K.

Si pasojë e përplasjes 25 vjeçari ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Korçës, për trajtim mjekësor.

Ndërsa shoferi i “Benz-it” është shoqëruar në polici.

NJOFTIMI

Devoll/Informacion paraprak

Më datë 10.06.2023, rreth orës 20:50, në unazën e qytetit të Bilishtit, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. Sh., rreth 29 vjeç, është përplasur me motomjetin tip “Dayang”, me drejtues shtetasin R. K., 25 vjeç, i cili për pasojë ka marrë dëmtime dhe u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Drejtuesi i automjetit E. Sh., është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook