Manchester City u ngjit në majën e Europës, teksa fitoi për herë të parë në historinë klubit trofeun e Champions League. Skuadra e Guardiolës mundi 1-0 Interin, në finalen e luajtur në Stamboll. Goli i vetëm i sfidës i takon minutës së 68-të, kur Rodri ia doli të mposhtë Onanan.
Përmbyllet kështu në mënyrën më të mirë të mundshme sezoni për Citizens, skuadër e cila eliminoi nga ky kompeticion ekipe si Bayern Munchen apo edhe Real Madrid.
Pas sfidës, kundërshtari i parë që i uroi trofeun Manchester Cityt ishte rivali i Interit, pikërisht Juventusi. “Urime Manchester Cityt për fitimin e Ligës së Kampionëve” – shkruan Juve.
Complimenti al @ManCity per la vittoria della @ChampionsLeague.
— JuventusFC (@juventusfc) June 10, 2023
()