E njohu në klub dhe i propozoi ta shoqëronte në hotel, turistja franceze denoncon të riun nga Tirana: Më vodhi varësen dhe tentoi të më puthte

Një turiste franceze ka denoncuar një të ri në Tiranë, se e ka ngacmuar seksualisht dhe më pas i ka vjedhur varësen. I riu është vënë në pranga, ndërsa i është gjetur edhe varësja e vjedhur.

Gazetarja Klodiana Lala bën me dije për se turistja kishte ardhur me të dashurin shqiptar nga Franca.

Mbrëmjen kur është sulmuar dhe grabitur, kanë qenë në zonën e ish-bllokut, në një klub.

Atë mbrëmje janë njohur me dy shqiptarë, të cilët u kanë thënë se mund t’i shoqëronin për në banesën që kishin marrë me qira. Gjatë rrugës, njëri prej tyre i ka marrë varësen me dhunë dhe ka tentuar që ta puthte.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook