Nuk e duan as në Arabinë Saudite, hashtagu AllegriOut në modë

Hashtag-u #AllegriOut është në modë në Twitter, por nuk përdoret vetëm nga tifozët e Juventusit. Së fundmi mësohet se mbështetësit e Al-Hilal nuk duan që Max Allegri të marrë përsipër ekipin e tyre.

Lajmet e fundit në media theksojnë se arabët e Al Hilal kërkojnë të nënshkruajnë me teknikun e njohur, por si duket, lojtari i 12-të i skuadrës arabe nuk është dakord me këtë lëvizje.

Trajneri është shndërruar në një subjekt të fushatave të mediave sociale që e konsiderojnë atë jo të përshtatshëm për ekipet e tyre.

Allegri nuk e ka patur problem të thotë se ai është një trajner i orientuar drejt rezultateve, i cili kujdeset pak për lojën e bukur. Kjo ka bërë që tifozët të mos e preferojnë shumë.

()

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×