Turizmi malor destinacioni i preferuar i turistëve të huaj, konsulenti i agjencive turistike: Ka rritje të kërkesave

TIRANE

Turizmi malor është kthyer në një destinacion të preferuar për vendasit, por edhe turistët e huaj.

Sipas konsulentit të rrjetit të disa agjencive turistike në vend Dashnor Memaj ka një rritje të kërkesave me rreth 10% për të vizituar zonat malore dhe se çmimet vijojnë të jenë të njëjta me 1 vit më parë.

Për sa i përket turizmit detar, Memaj nënvizon se vijon të preferohet Turqia dhe Greqia, kjo për shkak të cilësisë dhe shërbimit që ofrojnë resortet jashtë vendit , por edhe për shkak të abuzimeve me çmimet në Shqipëri.

Si një vend me potenciale të larta natyrore, Memaj shtron nevojën e krijimit të një kulture më të mirë për rritjen e shërbimeve dhe cilësisë së turizmit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×