Të reja të rëndësishme te Partizani. Klubi i kuq ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin e portierëve, Ilir Bozhiqi. Pas 3 sezonesh së bashku, palët e kanë parë të arsyeshme të ndajnë rrugët.
“Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin e portierëve Ilir Bozhiqi. Pas 3 sezonesh si pjesë e stafit tonë, Bozhiqi dhe klubi janë ndarë me mënyrë konsensuale .
Klubi dëshiron të falënderoj trajnerin Bozhiqi, për kontributin dhe punën e madhe në arritjet e skuadrës, konkretizuar së fundmi edhe me fitimin e titullit kampion. Njëkohësisht i urojmë shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij” – Shkruan klubi.
()