
Ky është pa diskutim viti i Man.City, me “qytetarët” që kompletuan një sezon perfekt me suksesin në Champions League. Ashtu siç pritej yjet e Pep Guardiola-s dominojnë edhe formacionin më të mirë të vitit të publikuar nga UEFA. 7 nga 11 lojtarët e formacionit ideal janë pjesë e Man.City.
Në portë, më i miri i vitit është përzgjedhur Courtois i Real Madrid ndërsa katërshja e mbrojtjes formohet nga Dimarco dhe Bastoni, dyshja e Inter, dhe nga dy mbrojtësit e City, Ruben Dias-Walker.

Në mesfushë janë tre beniaminët e Guardiola-s, Rodri, De Bruyne dhe Stons. Treshja e sulmit formohet nga Vinicius Jr i Real Madrid dhe dyshja e City, Haaland-Bernardo Silva.
Lojtari më i mirë i këtij sezoni u shpall Rodri i Man.City, heroi i finales së Stambollit. Lojtari i ri më i mirë i këtij edicioni u shpall Kvaratskhelia i Napolit.
()
and then