FOTO/ “Ky është vetëm fillimi”, Man.City “kërcënon” rivalët. “Qytetarët” arkëtojnë shifër rekord

Man.City mbylli një vit perfekt, “tripleta” e famshme, dhe mbi të gjitha Champions League, nuk është më një opsesion, por një realitet i prekshëm. Pep Guardiola në krye të “qytetarëve” ka shpenzuar mbi 1 miliardë euro për të arritur deri në këtë ditë, por tashmë që fituan kupën me “veshë të mëdhenj”, Man.City nuk dëshiron të ndalet:

Daily Express
Daily Express

“Është vetëm fillimi”, shkruan Daily Express në faqen e parë, duke iu referuar fjalëve të Rodri-t, heroit të finales. Man.City fitoi këtë sezon Premier League, FA Cup dhe Champions League duke arkëtuar në këtë mënyrë një shifër rekord prej 300 milionë euro, shumë që me siguroi Guardiola do të investojë një pjesë në merkato.

Mirror
Mirror

Nga Mançesteri pritet të largohen disa lojtarë të rëndësishëm, titullar absolut, si Gundogan, kapiteni i Guardiolës dhe Bernardo Silva. Gundogan i ka përfunduar kontrata ndërsa për Silvan ka një interesim të fortë nga ana e PSG.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×