Ish-kryeministri i Italisë dhe një nga ata që ka kontribuar shumë për Milanin, Silvio Berlusconi, vdiq të hënën në moshën 86-vjeçare. Të shumtë ishin ata që i shprehën ngushëllimet familjarëve të Berlusconit, teksa edhe Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka bërë një postim në rrjetet sociale.
“Ka një frazë që citohet gjithmonë nga lojtarët që me kalimin e kohës kanë ndërtuar madhështinë dhe sukseset e Milanit. Fjalët që Silvio Berlusconi tha në takimin e parë: “Misioni ynë do të jetë të fitojmë në Itali, në Evropë dhe në botë. Përmes lojës së bukur”.
Shumë e shikonin atë si një vizionar dhe kishin të drejtë. Përsa i përket futbollit, ai kishte parashikuar gjithçka shumë më herët se të tjerët dhe në fakt u bë presidenti më i suksesshëm në historinë e klubit” – shkruajti Infantino.
()