Neymar në gjurmët e CR7, braziliani bëhet “sheik”, vjen oferta nga Arabia Saudite

Arabia Saudite po kthehet në një oazë për lojtarët që janë në fund të karrierës. Pas C.Ronaldo-s dhe Karim Benzema, të njëjtin fat pritet të kenë edhe yje të tjerë. Al-Hilal pasi dështoi të siguronte shërbimet e Leo Messi-t është vënë në ndjekje të një tjetër lojtari të PSG, bëhet fjalë për Neymar. Sipas mediave braziliane, O Ney do të pranonte me kënaqësi një ofertë prej 200 milionë euro në vit, aq sa përfiton CR7.

Neymar Cropped 1ur35zy06cpb210732w7axk2pg
Neymar Cropped 1ur35zy06cpb210732w7axk2pg

Nuk është kundër këtij largimi as PSG. Neymar është mërzitur në Paris, Parisi gjithashtu është mërzitur nga Neymar, të dy palët kërkojnë t’i japin fund bashkëpunimit, pavarësisht se kanë një kontratë deri në 2025. PSG do të përfitonte 45 milionë euro nga shitja e Neymar, ndërsa braziliani 200 milionë euro në vit. Jo vetëm oferta nga Arabia Saudite, për Neymar interesohen edhe dy klube në Premier League, Chelsea dhe Newcastle.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×