ZYRTARE/ Përforcimi i parë në merkato, Partizani afron një sulmues

Pas zyrtarizimit të trajnerit të ri, Partizani ka njohur tifozët me afrimin e parë të merkatos. Bëhet fjalë për Albers Kekon, sulmues i cili ka nënshkruar një kontratë që pritet ta mbajë në kryeqytet për 3 sezonet e ardhshme. Keko vjen nga Korabi i Kategorisë së Parë dhe shihet si mjaft me prespektivë për të ardhmen.

“Partizani zyrtarizon afrimin e Albers Kekos. Sulmuesi kryeqytetas është përforcimi i parë i kampionëve të Shqipërisë. Klubi ka aktivizuar klauzolën e blerjes së Kekos nga Korabi, me të cilin ka nënshkruar një kontratë 3 vjeçare me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. 21 vjeçari është prezantuar sot nga presidenti Demi dhe bashkohet me të kuqtë pas eksperiencës shumë pozitive te Korabi, skuadër me të cilën shënoj edhe 14 gola” – Shkruan klubi.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×