Rritja e pagave për administratën, Meta: U trumbetua nga mazhoranca për të përmirësuar mirëqenien, por do sjellë thellim të pabarazisë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar rritjen e pagave të administratës, ku është shprehurës do të sjellë thellim të pabarazisë.

Postimi i plotë:

Rritja e pagave, sjell thellim të pabarazisë’
Kjo rritje e pagave që.
Në qoftëse paga e Kryeministrit ishte 7 herë më e lartë se paga minimale, me këto ndryshime, ajo ka shkuar 10 herë më e lartë se paga minimale.
Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 13 herë më e lartë se pensioni në qytet, sot me këto ndryshime, Kryeministri merr 23 herë më shumë se pensioni mesatar në qytet.
Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte 22 herë më e lartë se pensioni mesatar në fshat, sot ajo ka shkuar, 38 herë më e lartë në fshat.
Në qoftë se paga e Kryeministrit ishte përpara 32 herë më e lartë se ndihma ekonomike mujore për një familje me 4 anëtarë, sot kjo diferencë thuajse është dyfishuar në krahasim me më parë.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×