Newcastle United po punon për një transferim sensacional. “Qymyrxhinjtë” duan të firmosin me mesfushorin e Interit, Nicolo Barella, në një marrëveshje që mendohet të jetë me vlerë rreth 50 milionë funte.
Barella është një nga më të mirët në mesfushën e zikaltërve, pasi kontribuoi në fitoren e dy trofeve dhe arritjen në finalen e Ligës së Kampionëve, duke humbur minimalisht 1-0 nga Manchester City.
Telegraph Sport kupton se Newcastle ka ndarë pjesën më të madhe të buxhetit të tyre të verës për të nënshkruar me dy lojtarë. Përveç Barellës, objektiv është edhe James Maddison i Leicester City.
Sukses i klubit anglez do të ishte firma e të dy lojtarëve, çka do të bëhej që organika e skuadrës që do luajë në Champions League në sezonin e ardhshëm të ishte e fortë.
()