Festojnë mbrëmjen e maturës pas 50 vitesh: Jemi bërë gjyshër, kemi mbetur të rinj në shpirt

Pas 50 vitesh takohen sërish, duke dhënë shembullin se si miqësia e vërtetë i reziston kohës. Maturantët e shkollës “Kozma Naska” në Elbasan pas gjysmë shekulli i janë rikthyer bankave, por tashmë për të kujtuar vitet e bukura që kaluan së bashku.

Mes emocioneve dhe mallit ata kujtuan vitet e bukura të asaj kohe. Disa prej tyre nuk ishin më, të tjerë emigracioni i kishte çuar larg, por ata bënë të mundur takimin.

Veç maturantëve në takim ishin të pranishëm dhe profesorë të asaj kohe. Me nostalgji ish maturanti Petrit Hodaj tregon sesi arriti të organizonte këtë takim.

“Nuk e di nëse jam aq i zoti të tregoi emocionet që kaluam atë ditë bashkë, korridori shkollës ishte plot zhurmë nga takimi jonë, tashmë gjyshër dhe jo më të rinj si dikur.  Një nga shokët e klasës erdhi nga Kanadaja enkas për eventin, por qershia mbi tortë ishte dhe pjesëmarrja e disa mësuesve”- tha Hodaj!

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×