Gjysmëfinalja e Nations League, Dumfries: Ndeshje e veçantë, ndaj Kroacisë do jetë e vështirë

Mbrojtësi i Holandës, Denzel Dumfries ka bërë disa komente për UEFA.com vetëm disa orë para ndeshjes së sotme mes Tulipanëve dhe Kroacisë, sfidë kjo e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League.

“Unë i njoh shumë mirë Brozon dhe Perisic. Do të jetë një ndeshje shumë e veçantë. Kroacia ka një ekip fantastik dhe gjithmonë bën mirë në turne të mëdhenj. Në Kupën e Botës, ajo përfundoi e treta. Jemi ende në rritje e sipër. Ne kemi një ekip shumë të talentuar, me shumë cilësi individuale.
Do të jetë një ndeshje shumë e mirë, por ne duhet të fitojmë. Sigurisht që do të jetë speciale të luash në Roterdam” – tha futbollisti i Holandës.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×