Kreu i Unionit të përndjekurve takohet me ambasadoren e Izraelit në Shqipëri, e njeh me problematikat

Besim Ndregjoni, Kreu i Unionit të përndjekurve politik pati një takim me Ambasadoren e Izraelit në vendin tonë, Galit Peleng, në rezidencën e saj.

Ai vlerësoi dhe falenderoi Ambasadoren për interesimin që ka Ambasada për kujtesën ndaj krimeve dhe për trajtimin që i bën shteti Izraelit krimeve të Nazizmit.

Ndregjoni e njohu Ambasadoren me bilancin e krimeve të komunizmit, si dhe me trajtimin që i bën shteti shqiptar kësaj kategorie që u martirizuar nga diktatura staliniste.

Gjithashtu e njohu me trajtimi që i ka bërë pushteti politik 32 vjeçar kësaj shtrese, duke e diskriminuar dhe duke përdorur ligje qe kjo klasë mos të jetë pjesë e politikbërjes,

“Kemi mbi tre vite që i kërkojmë bashkisë Tiranë dhe kryeministrit për ngritjen e murit, ose parcelës kombëtare për mbi 6000 të pushkatuarit që i kanë zhdukur dhe kufomat, si dhe për ngritjen e muzemueve të Burrelit, Spaçit dhe Tepelenës. Qeveria shqiptare jep qindra miliona dollarë për rehabilitimin e piramidës së diktatorit dhe nuk jep asnjë cent per muzeumin e krimeve të komunizmit”, është shprehur ai.

Ambasdorja shprehu gatishmërinë se bashku me Unionin do t’i kërkonin qeverisë dhe bashkisë ngritjen e murit kujtesë rreth piramidës, me emrat e të zhdukurve të komunizmit.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×