Ndryshime te Italia, largohet mbrojtësi nga grumbullimi, thirret zëvendësuesi

Alessandro Bastoni largohet nga grumbullimi i Italisë. Mbrojtësi i Interit nuk u stërvit mëngjesin e sotëm për shkak të temperaturës dhe etheve, ndaj të enjten nuk do të jetë në dispozicion kundër Spanjës në gjysmëfinalen e Ligës së Kombeve.

Bastoni ishte bashkuar me grupin menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve të së shtunës kundër Manchester Cityt. Italia tashmë ka bërë publik edhe emrin e lojtarit që do ta zëvendësojë. Axurrët kanë thirrur në apel qendërmbrojtësin e Torinos, Buongiorno. 24-vjeçari Buongionro ka luajtur 38 ndeshje për Granatan këtë sezon, shifër kjo e kënaqshme.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook