“Butrinti qëndron mbi politikën”, Auron Tare pas shtyrjes së seancës në GjK: Besoj që Kushtetuesja do të vendosë në favor të trashëgimisë kulturore

Anëtari i Këshillit Shkencor në UNESCO, Auron Tare në rubrikën “Opinion” në News24 foli për çështjen e Parkut Kombëtar të Butrintit, duke u ndalu edhe tek anulimi i seancës që do të mbahej sot në Gjykatën Kushtetuese.

Gjatë intervistës, Auron Tare tha se çështja për të cilën seanca e radhës do të mbahet më 11 korrik, duhet të shkojë në favor të trashëgimisë kulturore. Gjithashtu ai theksoi se peizazhet historike fatkeqësisht janë të rrezikuar nga ndërtues.

“Gjykata Kushtetuese ka standardet e veta të operimit dhe do të ishte jo korrekte të komentoja një veprim të GjK. Është një çështje juridike për të cilën nuk kam një njohur të thellë. Të gjithë palët duan të bëjnë politikë me një çështje të tillë, por kjo është mbi politikën, ka rëndësi më të madhe dhe besoj që do të mbetet në histori.

Shkruaja në GjK e çështjes së Butrintit është një veprim i drejtë. Do të thoja që publiku shqiptar nuk ka shumë rëndësi, por theksoj se kjo çështje duhet të shkojë në favor të trashëgimisë shqiptare. Kam shpresë që Gjykata Kushtetuese do të vendosë në vend dinjitetin për këtë çështje. Mendoj që shteti shqiptar e njeh dhe kupton rëndësinë e Butrintit, por njeh shumë mirë edhe rëndësinë për ndërtimin rreth Butrintit, janë dy gjëra të ndara. Zhvillimet ndërtimore në Shqipëri kanë qenë gjithmonë parësore, duke e dëmtuar trashëgiminë kulturore në mënyrë të pathyeshme. Nëse do dëmtojnë trashëgiminë kulturore zhvillimi turistik do të marrë një kah tjetër. Turisti që po vjen në Shqipëri është i një niveli të ulët. Ksamili është një model se si mund të shpartallohet trashëgimia dhe vlerat. Këtë gabim e kanë bërë edhe të tjerë dhe ne nuk po mësojmë dot t’i riparojmë dhe t’i ruajmë”, tha ndër të tjera ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×