E rëndë në Fier, i riu dhunon dhe tërheq zvarrë të moshuarin

Një ngjarje rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, ku një i ri ka dhunuar dhe tërhequr zvarrë një të moshuar.

Ngjarja ka ndodhur pranë Block 13, në rrugën Xoxi Andoni.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale janë bërë virale. Në to shihet i moshuari i cili po qëndronte në një lulishte, ndërkohë është dhunuar nga i riu.

“Dua të denoncoj këtë rastin kur një i moshuar dhunohet edhe merret zvarrë nga një i ri. Policia erdhi me vonesë edhe askush nuk e ndihmoi. Ndodhi në Fier përballë Block 13”, ka denoncuar një qytetar.

Ende nuk dihen shkaqet, ndërsa lidhur me ngjarjen nuk ka ende njoftim nga Policia e Shtetit.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×