Messi sërish protagonist me Argjentinën, shënon gol në fitoren ndaj Australisë (VIDEO)

Lionel Messi duket sikur rilind sa herë luan për Kombëtaren. Argjentina triumfoi 2-0 ndaj Australisë në Workers’ Stadium (Beijing), në një sfidë miqësore.

Protagonist absolut në këtë takim ishte Messi, i cili realizoi një gol fantastik që në minutën e parë. Goli i sigurisë për argjentinasit mban firmën e Pezzellas, në minutën e 68-të.

Messi me shokë kanë në program një tjetër miqësore me 19 qershor. Bëhet fjalë për takimin me Indonesinë, që do të luhet në Stadion Utama Gelora Bung Karno (Jakarta).

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×