“Pesë vite te Italia janë shumë”, flet Mancini: Qëllimi ishte një Kupë Bote

Roberto Mancini është trajner i Italisë që prej 14 majit të vitit 2018. Rreth përvojës së tij në stolin e axurrëve ka folur vetë tekniku i njohur, në konferencën e dhënë para gjysmëfinales së Nations League ndaj Spanjës.

“Çdo herë që kthehemi pas, ka pasur disa momente të bukura dhe të tjera shumë të vështira, por kjo është pjesë e sportit. Duhet të pranoni gjithçka dhe të shikoni përpara, sepse kemi synime të rëndësishme. 5 vite në stolin e Italisë janë shumë, është e vështirë ta bësh këtë punë për kaq shumë kohë. Shpresoja që në këtë pikë të kisha fituar tashmë një Kupë të Botës, ky ishte qëllimi.Fatkeqësisht, ne nuk u kualifikuam. Tani do të duhet të presim edhe dy vite të tjera për t’u përpjekur të arrijmë atë.” – tha ai.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×