Shpërndante kokainë së bashku me çiftin italian, arrestohet në Itali gruaja shqiptare

Autoritetet italiane kanë arrestuar një shtetase shqiptare e cila dyshohet se shiste lëndë narkotike të llojit kokainë në bashkëpunim me një çift italian.

Gjatë arrestimi atyre u janë gjetur rreth 160 gramë kokainë, si edhe lëndë dhe mjete për ndarjen në doza dhe paketimin e drogës për ta shitur më pas.

Mësohet se efektivët kanë zbuluar 37-vjeçaren italiane duke i dorëzuar një pako të dyshimtë 43-vjeçares shqiptare, e cila më vonë u zbulua se mbante rreth 140 gramë kokainë.

Nga kontrollet e mëpasshme të shtëpive u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i mjeteve prerëse në shtëpinë e gruas shqiptare, ndërsa në shtëpinë e gruas me kombësi italiane u gjetën dhe sekuestruan 24 gramë të tjera kokainë dhe një peshore elektronike precize.

Gjatë këtij kontrolli të fundit, dolën përgjegjësi për drogën e gjetur, edhe ndaj partnerit të gruas, një italian 40-vjeçar.

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×