Kylian Mbappé duket i vendosur për të ardhmen. Pavarësisht thashethemeve për një largim të mundshëm nga PSG dhe pavarësisht mundësive të shumta që të ofron merkato, Mbappe ka për qëllim qëndrimin në PSG. Kjo ka qenë ajo që ka dashur të thotë sulmuesi, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes mes Francës dhe Gjibraltarit.
“Qëllimi im është të qëndroj në PSG. Është opsioni im i vetëm për momentin, tani shpresoj se pyetjet e radhës do të jenë në temën e ndeshjes” – tha ai. Mbappe është një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim.
()