Tensionet në Veri/ “DASH kërkon ta marrë Vuçiçin nga Putini”, gazetari: Kurti të dëgjojë ndërkombëtarët

Gazetari Robert Papa ka komentuar sot në rubrikën “Opinion” në News24, ngjarjet e fundit të ndodhura në Kosovë.

Ai tha se kryeministri i Kosovës do të ishte mirë që të ndjekë këshillat e diplomatëve për sa i takon zgjidhjes së situatës në Veri. Ndërkohë rrëmbimin e 3 efektivëve ai e quan një formë makinacioni nga Serbia.

“Kapja e 3 efektivëve, gjest ballkanas nga dy anët. Kurti do ishte mirë që të dëgjonte diplomatët amerikanë. Është ende shpejt që shqiptarët e Kosovës të falin krimet e Serbisë.

Këto makinacione, nuk ndikojnë tek diplomacia e madhe. Serbia duhet ta ketë kuptuar që Kosova ka një aleat të madh. Kurti është shumë i vogël që të dëmtojë Kosovën. Problemi është pak më i thellë. DASH kërkon ta marrë. Nuk ndodh!”, u shpreh ai.

 

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×