Tottenham  i varur prej tij, sulmuesi: Këtë sezon luajta i dëmtuar!

10 gola dhe paraqitje nën-nivelin mesatar. Son nuk zhvilloi një sezon pozitiv te Tottenham dhe diçka të tillë e thonë edhe shifrat. Sulmuesi anësor i Spurs ka dhënë një intervistë për mediat koreano-jugore, ku zbuloi motivin e formës së tij të dobët.

“Kam hezituar të flas publikisht, por kam luajtur i dëmtuar në këto nëntë muajt e fundit. Kisha dhimbje të mëdha dhe tani do të më duhet të bëj një ndërhyrje kirurgjikale. Kur pasoja apo godisja portën, ndjeja dhimbje të forta në muskujt e barkut. Isha në 60% të formës sime, nuk mund të bëja më tepër. Shpresoj që sezoni i ardhshëm të jetë ndryshe”, tha Son.

Tottenham duket i varuar nga Son, pasi në këtë sezon skuadra nuk u kualifikua dot as në Europë. Përfundimisht, vetëm vendi i tetë në tabelë dhe 60 pikë të pamjaftueshme.

()

Arena e Lajmit


Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×