Liridon Latifi u largua nga Vllaznia pas dy sezonesh në Shkodër. Vetë Latifi, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ka bërë një falenderim për të gjithë, duke filluar që nga tifozët, deri te klubi.
“Me dorën në zemër, faleminderit KF Vllaznia dhe faleminderit e gjithë Shkodra për dy vitet në këtë qytet të zjarrtë për futbollin. Uroj që Vllaznia të jetë gjithmonë pretendente ashtu si i ka hije. Falënderoj presidentin Xhaferi dhe gjithë tifozërinë shkodrane” – shkruajti ai.
Latifi zhvilloi 33 ndeshje në sezonin e parë në kampionat, ku ia doli të shënojë 12 gola. Shifrat nuk ishin aq pozitive në edicionin e dytë, me 17 paraqitje dhe 2 gola në elitë.

()